LAJMI I FUNDIT:

PSG: Nëse e duam Ronaldon, e thërrasim Realin

PSG: Nëse e duam Ronaldon, e thërrasim Realin

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, e ka bërë të qartë për të gjithë se nuk do të bisedojë as me Ronaldon dhe me askënd tjetër, pa arritur marrëveshje dhe pa u konsultuar me Real madridin.

Asi portugez kishte deklaruar kohë më parë se është i pakënaqur në Bernabeu dhe liderët e kampionatit francez janë të gatshëm të bëjnë gati valixhet, jo me rroba, por me të holla, që të kënaqin Realin dhe vet lojtarin.

“Ronaldo luan për Realin dhe unë kam shumë respekt për presidentin e tyre. Kështu, nëse e duam Ronaldon, atëherë unë do ta telefonoj Florentino Perezin”, ka theksuar Al Khelaifi.


Ai shtoi se nuk është i interesuar as për Jose Mourinhon, i cili kishte bërë të qartë se nuk largohet nga Reali pa e fituar Ligën e Kampionëve, teksa u shpreh i kënaqur me Carlo Ancelottin. /Telegrafi/