“Djalin e kam spital. Është mjaft i dëmtuar, i lënduar. Por, si ka ndodhur kjo nuk e di”, ka thënë babai i Adem Dibranit, Jetullahu. “Agimi jepte premtime, që të shti në punë. Ai u lajmërojke, lejke termine, po ai s’jam këtu.

Ai pranon se djali i tij ishte bashkëpunëtor i Bahtirit.


“Thash si në hajgare, janë rreh shokët”, thotë ai, duke shtuar se djalin ia kanë rrahur.

Bahtiri i mohoi këto akuza, duke thënë se nuk i ka premtuar punë sulmues.

Gjykata themelore e Mitrovicës, nëpërmjet postes elektronike ka bërë me dije të mërkurën pasdite se Jetullahu, gjatë bastisjes së shtëpisë së të cilit u gjetën armë, është liruar në procedurë të rregullt, pasi ka premtuar se do t’i përgjigjet çdo herë organeve sa i përket këtij rasti. Për të birin procedurat fillojnë pas lirimit të tij nga spitali. /Telegrafi/