LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet t’i përdorim vitaminat nga Power Health?

Pse duhet t’i përdorim vitaminat nga Power Health?

Power Health brend që daton nga viti 1984 vjen për herë të parë në tregun e Kosovës me vitamina dhe suplemente me kualitet të lartë, pa sheqer, pa gluten, pa konservues. Vitaminat e Power Health janë të vetmet me ëmbëltues 100% natyralë nga bima e Stevia. Stevia përmban zero kalori dhe ndihmon në humbje të peshës, rregullimin e nivelit të kolesterolit, sheqerit në gjak.

Vitaminat ndihmojnë trupin tuaj të rritet dhe të funksionojë ashtu si duhet. Disa vitamina ju ndihmojnë t’i rezistoni infeksioneve dhe t’i mbani nervat të shëndetshëm, ndërsa të tjerat mund ta ndihmojnë trupin tuaj të marrë energji nga ushqimi. Studimet tregojnë se marrja e vitaminave me cilësi të lartë mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Vitaminat B1, B2, B6, K1, Niacin (B3), CoQ10 dhe magnez, të gjitha luajnë një rol në shëndetin kardiovaskular. Mënyra më e mirë që të kujdesemi për vetën tonë është marrja e vitaminave të duhura. Përveç në fruta dhe perime vitaminat ne mund t’i marrim edhe përmes suplementeve të ndryshme siç janë:

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant natyral. Vitamina C është një ndër vitaminat më të nevojshme për organizmin tonë, ndër vitaminat më kryesore prandaj dhe quhet si vitamina jetës.

Një ndër cilësitë e vitaminës C është vetia e saj si antioksidant shumë i fuqishëm, po ashtu merr pjesë në të gjitha proceset e metabolizmit.

Rëndësia tjetër e vitaminës C është se ndihmon në përthithjen e Hekurit. Nxit sintezën e kolagjenit e cila është e rëndësishme për indet dhe lëkurën e njeriut. Ndikon në rritje të imunitetit duke rritur numrin e leukociteve dhe në largimin e stresit.

Vitamina D

Vitamina D është vitamina e vetme që prodhohet nga trupi ynë dhe më specifikisht prodhohet nga lëkura në prani të rrezeve UV. Studimet e shumta viteve të fundit kanë treguar domosdoshmërinë e marrjes së vitaminës D jo vetëm nga dieta ushqimore por edhe nëpërmjet suplementeve.

Vitamina D3 është forma më e biodisponueshme e vitaminës D. Power Health ua sjell në dy përqëndrime, 2000 UI dhe 5000 UI. Këshillohet për personat me nivela të ulta të vitaminës D, të rriturit në moshë mesatare, femrat gjatë menopauzës dhe personat me çrregullim të metabolizmit të vitaminës D.

Calcium Plus

Calcium Plus është një formulë e përbërë nga kalcium, vitamina D dhe magnezi të cilat së bashku kontribojnë në mirëmbajtje të kockave, funksion normal të muskujve. Calcium plus është i përshtatshëm tek personat që kanë munges të kalciumit, personat me sistem të dobët skeletor, gratë në menopauzë, të moshuarit.

Vitamina B50

Vitaminat B janë një grup i vitaminave të tretshme në ujë. Secila vitaminë Β ka një rol të veçantë në trup. Këto vitamina luajnë rol në metabolizëm normal që japin energji, në funksionimin normal të sistemit nervor, në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mirëmbajtjen e lëkurës normale, në mirëmbajtjen e flokëve normale, në mirëmbajtjen e thonjëve.

Cool Day

Cool Day, një suplement ushqimor i përbërë nga ekstrakte bimore (Ashuagandha, Melissa officinalis, Passiflora incarnata) kombinuar me një sërë kompleksesh të vitaminës B (Vit B1, B2, B5) dhe kalcium, magnez, mundëson mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe metabolizmit, zvogëlon lodhjen duke rritur energjinë mendore dhe atë trupore, si dhe stimulon sintezën normale të disa neurotransmetuesve.

Cool Night

Nëse keni simptoma të stresit, pagjumësisë, ankthit dhe lodhjes, Cool Night është vitamina e duhur për eleminimin e këtyre problemeve. Cool Night ndihmon për një gjumë të shpejtë dhe të qetë.

MULTI MULTI KIDS

Edhe fëmijët kanë multivitaminën e tyre, ka një shije të shijshme dhe shkrihet në gojë ndërsa ofron të gjitha vitaminat e nevojshme që fëmijës tuaj i nevojiten çdo ditë! Vitaminat që gjenden në Multi + Multi Kids kontribojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, në funksionimin normal të sistemit nervor, japin energji, zvogëlimin e lodhjes, në mirëmbajtjen e kockave normale, në funksionin normal të muskujve.

Arthrosis

Artriti karakterizohet nga inflamacioni i shoqëruar me dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve, simptoma të cilat përkeqësohen me kalimin e moshës. Llojet më të zakonshme të artritit janë osteoartriti dhe artriti reumatoid. Mjekimet natyrale përfshijnë një dietë të balancuar, të shëndetshme, aktivitet të përshtatshëm fizik dhe suplemente si Arthrosis Power Health me përmbajtje të glukozaminës, kondroitinës, kolagjenit, kompleksi MSM, por edhe bakër, mangan dhe vitaminë C. Arthrosis ndikon në formimin normal të kolagjenit dhe për të siguruar shëndetin dhe mirëmbajtjen e gjëndjes normale të kockave, kërceve dhe indit lidhor.

Zinc+C

Zinku ka aftësi për të vepruar si një agjent anti-inflamator, ruan shëndetin e zemrës, ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak, ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të kockave, flokëve, thonjve, lëkurës dhe shikimit, ndihmon në metabolizmin normal të acideve dhe bazave, makroelementëve (karbohidrate, acide yndyrore) dhe vitaminës A, ndihmon në sintezën normale të proteinave dhe ADN-së.

Hair Tone, Nails & Skin

Hair Tone, Nails & Skin është një suplement ushqimor me përbërës kryesor zink, selenium dhe biotin, lëndë organike që mundësojnë  mirëmbajtjen dhe përforcimin natyral të flokëve, thonjve dhe lëkurës. Të tjerë përbërës esencial janë vitamina C (për normalizim të sintezës së kolagjenit) kombinuar me bakrin (për mirëndërtimin e indit lidhor dhe pigmentimin e flokve dhe lëkurës).

THINK POSITIVE

Në ditët e sotme stresi dhe çrregullimet emocionale ndikojnë në lodhje, pagjumësi dhe shtim në peshë. Power Health për herë të parë ka sjellur në treg Think Positive vitaminë me përbërës të duhur me funksion për parandalimin dhe luftimin e këtyre çrregullimeve apo simptomave. Përbëhet nga ekstrakte të Crocus, Rhodiola dhe Shafran, si dhe mikroelementë-vitaminat B1, B5, B6, B12.

Power Health me ëmbëlsues 100% natyral nga farmacia e natyrës në farmacinë pranë shtëpis tuaj. Për më shumë informacione kontaktoni në: +383 45 707 703

Artikull i sponzorizuar