Mbretëria e Bashkuar ka shënuar revolucion në organizimin ushtarak pasi së fundmi testoi për herë të parë një laser ndaj objektivave ajrore.
Sistemi DragonFire bën që dronët të shkatërrohen në ajër brenda pak sekondave, e saktësia e këtij laseri është milimetrike, transmeton Telegrafi.
Por, ku qëndron Britania në rrafshin global?
Në radhitjen e fuqive botërore ushtarake, Britania e Madhe këtë vit është në top 10-she, gjegjësisht e gjashta.
Sipas raportit vjetor të “GlobalFirePower” për vlerësimin e fuqisë ushtarake, ushtria e vendit që nuk është anëtare e Bashkimit Evropian është e përgatitur në forcat ajrore, tokësore dhe ato detare.
Në renditjen e 2024-s, ky shtet lë pas vetes Japoninë, Turqinë, Pakistanin, Italinë, Francën dhe disa shtete të tjera. Në anën tjetër, Shqipëria sivjet renditet e 90-ta, e Kosova e 135-a.
Pas sulmit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, Britania e Madhe ka dërguar qindra trupa shtesë në kontingjentin e saj në Kosovë.
Kjo ishte bërë me qëllim që të ruhet siguria në Kosovë, nisur edhe rreziku për përsëritjen e 24 shtatorit.