LAJMI I FUNDIT:

Protesta për miratimin e demarkacionit, një protestues gjuan Kurtin me vezë

Protesta për miratimin e demarkacionit, një protestues gjuan Kurtin me vezë

Për sot është paralajmëruar një protestë me kërkesë deputetët e Kuvendit të Kosovës për të miratuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Protesta është paralajmëruar për në ora 10:00, atëherë kur është paraparë edhe fillimi i seancës së Kuvendit.


Por në protestë deri tani janë parë një numër i vogël protestuesish.

Bashkim Fazliu nga Fondacioni i Kosovës për Inovacion, organizator i protestës tha se duhet dhënë mbështetje demarkacionit për t’ua mundësuar qytetarëve lirinë e lëvizjes.

Protestuesi Islam Krasniqi tha se qytetarët nuk ua kanë askujt borxh të jenë të izoluar.

Gjatë kësaj kohe, një protestues ka hedhur ve në drejtim të Albin Kurtit. /Telegrafi/