Protestuesit grekë janë mbledhur jashtë parlamentit në Greqi, përpara se të fillojnë votimet kundër masave shtrënguese, në këmbim të ndihmave financiare ndërkombëtare.
Kjo protestë vie pas grevës treditore, e cila kishte filluar të premten për të kundërshtuar rregullat e reja për tatime dhe pensione.
Greqia ka arritur të zhbllokojë këstin në vlerë prej 5 miliardë euro, pas përleshjes me kreditorët.