LAJMI I FUNDIT:

Protest para Kuvendit për Butrintit, arkeologu Baçe: Në krye të projektit qëndron një anti-shqiptar

Protest para Kuvendit për Butrintit, arkeologu Baçe: Në krye të projektit qëndron një anti-shqiptar

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë diskutohet për projekt-ligjin për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.

Në kundërshtim të projekt-ligjit, përfaqësues nga shoqëria civile kanë dalë në protestë para Kuvendit, duke kërkuar që të anulohet.


Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, arkeologu Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje.

Ai shton se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai.

Kujtojmë se pjese e bordit të menaxhimi të Butrintit sipas projekt-ligjit është edhe Richard Hodges ,arkeolog anglez i sjellë në bord nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Ky arkeolog ka shkruar disa studime për Butrintin që sipas disa prej arkeologëve shqiptarë konsiderohen teza të gabuara që e tregojnë Butrintin si grek dhe romak duke mos përmendur historinë e tij ilire.

Projekti i ri për menaxhimin e Butrintit është kthyer në në një çështje debati në Shqipëri. Disa historian dhe arkeolog të njohur si Apollon Baçe, Nerkitan Ceka dhe Auron Tare janë shprehur kundër këtij projekti që sipas tyre do të cenojë rënd Parkun Kombëtar të Butrintit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori