Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot propozoi të vendoset orë policore në Shkup, Kumanovë me Likovën bashkë dhe Tetovë, ndërsa ngujimi  i këtyre qyteteve, sipas propozimit, duhet të fillojë nga dita e enjte (4 qershor) në ora  21:00 dhe të zgjasë deri të hënën në ora 5.

Në qytetet tjera propozohet orë policore nga ora 16:– deri në ora 5, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi i komisioni është dorëzuar në Qeveri dhe te Shtabi i Krizës.

Vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme në mbledhje qeveritare./Telegrafi/