LAJMI I FUNDIT:

Propozohen 220 euro pagë minimale për vitin 2013

Propozohen 220 euro pagë minimale për vitin 2013

Këshilli Ekonomiko Social (KES) i ka propozuar të enjten Qeverisë që paga minimale për vitin 2013 të jetë në vlerën prej 220 eurove. Përfaqësuesit e këtij Këshilli gjithashtu kanë rënë dakord që t’i propozohet Qeverisë që në vitet e ardhshme, paga minimale të caktohet në mënyrë automatike në nivelin prej 70 për qind të pagës mesatare.

Propozimi i pagës minimale për vitin e ardhshëm u përcoll me përçarje ndërmjet partnerëve socialë. Gjatë takimit të mbajtur në objektin e Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë, sindikalistët nuk pajtoheshin që paga minimale të jetë më e ulët se 250 euro, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Qeverisë nxorën qëndrimin e tyre që paga të ketë vlerën prej 200 euro për kategorinë e punëtorëve mbi 35 vjeç, dhe 160 euro për kategorinë e punëtorëve nën këtë moshë. /Telegrafi/