LAJMI I FUNDIT:

Proporcionet e vagjinës: Çka është më e vogël, e çka më e madhe kundrejt mesatares

Proporcionet e vagjinës: Çka është më e vogël, e çka më e madhe kundrejt mesatares

Çështja e madhësisë së vagjinës gjithmonë është mister, të cilin shpesh e shtrojnë si çështje pas vërejtjes ndaj madhësisë së penisit.

Në vijim po ju japim standardet e masës së gjenitaleve femërore.

Kanali vagjinal


Vagjina është muskul i cili tendoset dhe lirohet sikur të gjithë muskujt e tjerë të trupit. Të gjitha vagjinat zgjerohen gjatë seksit, ndërkaq numri i marrëdhënieve ndikon në madhësi.

Sipas studimit të më shumë se 200 femrave, kanali vagjinal mesatarisht është i gjatë 9,6 cm (sikur madhësia e shkëlqimit të buzëve), ndërkaq i gjerë nga 2,5 deri në 3,5 cm, transmeton Telegrafi.

Buzët e mëdha

Bëjnë pjesë në pjesët e jashtme të vulvës e cila mbron vagjinën apo mitrën andaj mbështjellin buzët e vogla. Buzët e mëdha mesatarisht janë të gjata rreth 8,1 cm, gjë që i përgjigjet madhësisë mesatare të llakut të thonjve. Megjithatë, distanca e madhësisë është dukshëm më e madhe nga ajo – në hulumtim është konstatuar se është nga 4,5 deri në 11,5 cm.

Madhësia e buzëve nuk ka lidhje me madhësinë e vagjinës, ndërkaq është interesante se si buzët zvogëlohen kur femra plaket.

Buzët e vogla

Quhen ndryshe edhe buzë të brendshme, ndërkaq ato mbështjellin bash vrimën e vagjinës. Është interesante se si buza e majtë e vogël mesatarisht është e gjerë rreth 2,1 cm, ndërkaq ajo e djathta rreth 1,9 cm.

Buza e vogël e majtë mesatarisht është e gjatë rreth 4 cm, ndërsa ajo e djathta e gjatë rreth 3,8 cm.

Klitorisi

Mesatarja e gjerësisë së klitorisit është rreth 0,8 cm (derisa distanca e gjerësisë e pjesëmarrëseve në studim është nga 0,2 deri në 2,5 cm). Thellësia mesatare është 1,6 cm, me distancën prej 0,4 deri 4,0 cm.

Madhësia e vetë klitorisit nuk ka ndikim në intensitetin e kënaqësisë femërore. /Telegrafi/