LAJMI I FUNDIT:

Propaganduesi bjellorus mburret duke thënë se vendi i tij tani është një “shtet bërthamor”, teksa kërcënon Poloninë dhe Lituaninë

Propaganduesi bjellorus mburret duke thënë se vendi i tij tani është një “shtet bërthamor”, teksa kërcënon Poloninë dhe Lituaninë

Ryhor Azaronak, një propagandues bjellorus, u mburr në televizionin kombëtar se vendi i tij tani është një “shtet bërthamor”, teksa kërcënoi të sulmonte Poloninë fqinje dhe Lituaninë.

Reklama

Në një video të ndarë në Twitter, Azaronak mund të dëgjohet duke u lavdëruar për fuqinë që Bjellorusia do të ketë si një shtet i armatosur me armë bërthamore, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar njoftoi se vendi i tij do të staciononte armët bërthamore taktike në Bjellorusi, duke thënë se masa nuk do të shkelte marrëveshjet e mos-përhapjes bërthamore.

"Të mrekullueshme, Ben...": Ministri ukrainas publikon video, falënderon Britaninë për tanket e dërguara
Lexo po ashtu "Të mrekullueshme, Ben...": Ministri ukrainas publikon video, falënderon Britaninë për tanket e dërguara

Stacionimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, megjithatë, mund të nënkuptojë që vendi, i udhëhequr nga aleati i Putinit, Alexander Lukashenko, do të përfshihet më shumë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Bjellorusia ndan kufijtë me Ukrainën, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

“Bjellorusia është një shtet bërthamor! Një shtet që është i aftë, në rast të një sulmi në territorin e tij, të përgjigjet me armë bërthamore taktike”, citohet të ketë thënë Azaronak, i cili konsiderohet të jetë një nga propagandistët më të zëshëm të Lukashenkos.

“Varshava do të shkrihet dhe Vilnius do të mbytet… Kjo do të ndodhë”, vazhdoi ai, duke shtuar se Bjellorusia ishte detyruar nga Polonia dhe Lituania të vepronin në këtë mënyrë. “Ju na detyruat, kështu që mos u ankoni tani, ju jeni paralajmëruar!”.

Ukraina synon "rraskapitjen" e trupave ruse në qytetin lindor të Bakhmut
Lexo po ashtu Ukraina synon "rraskapitjen" e trupave ruse në qytetin lindor të Bakhmut

Sipas Newsweek, kjo nuk është hera e parë që Azaronak ka sulmuar Poloninë dhe Lituaninë në televizionin kombëtar bjellorus, megjithëse është hera e parë që ai e ka bërë këtë duke përdorur kërcënimin e një sulmi bërthamor.

Nëse Putin ndjek premtimin e tij, kjo do të jetë hera e parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik që Moska do të ketë vendosur armë bërthamore jashtë vendit.

Ende nuk dihet saktësisht se kur armët do të transferohen në Bjellorusi. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Çiklisti ukrainas vazhdon rrugën sikur nuk po ndodh asgjë në momentin që rusët shkrepin një raketë

Evropa
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori