Site icon Telegrafi

Propaganda ruse nuk ka të ndalur, tentojnë të portretizojnë pushtimin e Ukrainës si çlirim – pamjet flasin ndryshe

Propaganda ruse nuk ka të ndalur, pasi agresionin në Ukrainë po tentojnë ta pasqyrojnë si ndërhyrje ushtarake për të ruajtur banorët e atjeshëm nga forcat ukrainase.

Shumica e mediave ruse që kryesisht kontrollohen nga presidenti Vladimir Putin, vazhdimisht propagandojnë në dobi të Kremlinit, por raportimet e tyre shpesh herë janë qesharake me çështje të caktuara për të cilat ato flasin, transmeton Telegrafi.

E një rast të tillë e tregon më së miri një video e publikuar nga diplomati ukrainas Olexander Scherba, i cili dikur shërbeu si ambasador i Ukrainës në Austri.

Lexo po ashtu Deputeti më i ri ukrainas: I mbijetuam Stalinit, sigurisht se edhe Putinit

Në videon e publikuar më poshtë shihen gazetarët dhe panelistët duke i bërë pyetje një ushtaraku rus në Ukrainë sesi po priten ushtarët rusë në vendet e “çliruara”.

Kur ushtaraku tenton të thotë se kinse banorët e atjeshëm po i presin me “lule, buzëqeshje dhe lot gëzimi”, diplomati ukrainas ka shtuar pjesët ku ukrainasit konfrontohen me trupat ruse, duke brohoritur “Ikni, rroftë Ukraina”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version