Site icon Telegrafi

Prokuroria Publike do t’i thërrasë për pyetje të gjithë udhëtarët që mbijetuan në aksidentin në Llaskarcë

Prokuroria Publike njoftoi një proces të gjerë të dëgjimit të të mbijetuarve në autobus. Pas shërimit të tyre të gjithë do të thirren për t’u marrë në pyetje disa herë për, siç thonë nga prokuroria, krijimin e një pamje të plotë se çfarë ka ndodhur në autobus pak para rrëzimit.

“Përveç dëshmive të njerëzve, nga to do të kërkohet edhe dokumentimi i plotë i shërimit për shkak se shërben si material dëshmues në gjetjen e arsyes së tragjedisë”, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe automjeti ku humbën jetën 15 persona do të hetohet në laboratorin për automjete pranë Fakultetit të Makinerisë dhe atje do të konfirmohet nëse autobusi ka qenë 18 vite i vjetër dhe se a i plotëson kushtet për bartjen e ushtarëve./Telegrafi/

Exit mobile version