Site icon Telegrafi

Prokuroria Publike: Çdo fotografim apo incizim të votuesve është kundërligjor

Publikimi i fotografive të votuesve është vepër në kundërshtim me ligjin ku dëmton procesin e votimit dhe paraqet pengesë të të drejtës së votës, sqarojnë nga Prokuroria Publike të Republikës së Maqedonisë pas shpalljes së videove në Melburn, Australi ku video incizime u publikuan në faqen “Predavnici”.

Lexo po ashtu MPJ dënon pengesat në procesin e referendumit në Australi

“Çdo fotografim apo incizim gjatë realizimit të së drejtës së tyre, si dhe çfarë do lloji pengesë në procesin e zbatimit të referendumit nuk janë të lejueshme sipas ligjit”, kumtojnë nga Komisioni për monitorimin e shkeljeve të mundshme gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit pranë Prokurorisë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Sipas Komisionit, veprime të tilla gjatë procesit të votimit, do të jenë lëndë për veprimi prioritet për Prokurorinë Publike të Maqedonisë.

Komisioni, siç informon, vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme procesin e votimit.

Lexo po ashtu MOST: Incidentet para një nga vendvotimet jashtë vendit e dëmtojnë të drejtën e votës

“Publiku do të informohet për veprimet e mundshme kriminale dhe procedurat e iniciuara kundër autorëve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike./Telegrafi/

Exit mobile version