LAJMI I FUNDIT:

Projekti i Barcelonës për rikonstruktimin e stadiumit “Camp Nou” – Emri, kosto, periudha e rinovimit, sa do të luajë skuadra jashtë dhe gjithçka tjetër

Projekti i Barcelonës për rikonstruktimin e stadiumit “Camp Nou” – Emri, kosto, periudha e rinovimit, sa do të luajë skuadra jashtë dhe gjithçka tjetër

Barcelona prezantoi të mërkurën planet të cilat, nëse ratifikohen nga anëtarët, do të shohim një rizhvillim të madh të “Camp Nou” dhe zonës përreth, i cili do të marrë katër vjet për t’u përfunduar, ndërsa skuadra do të kalojë një sezon duke luajtur larg shtëpisë së tyre tradicionale.

Projekti “Espai Barca” përfshin gjithashtu shitjen e të drejtave të emrit të stadiumit dhe klubi ka zbuluar se janë në diskutime me partnerë të ndryshëm potencialë për marrëveshje që variojnë nga 10 deri në 20 vjet.


Të luajë larg “Camp Nou”

Modernizimi i Camp Nou parashikohet të përfundojë në vitin 2025, ndërsa nuk ka data të përcaktuara për objektet e tjera, të cilat do të përfshijnë zyra, një hotel, një poligon shumë sportiv dhe një qendër stërvitore.

Në vitin e parë të punimeve, ekipi i parë i Barcelonës do të vazhdonte të luante në stadium, megjithëse me një mbyllje të pjesshme, më pas në të dytin do të duhej të luante diku tjetër, përpara se të ktheheshin në vitin e tretë dhe të katërt, përsëri, me disa seksionet të mbyllura.

Kosto ekonomike

Anëtarëve të Barcelonës u kërkohet të mbështesin propozimin e bordit për të kërkuar një hua deri në 1.5 miliardë euro për projektin, megjithatë, klubi beson se hapësira e rinovuar përfundimisht do të paguajë veten falë rritjes së të ardhurave komerciale.

Joan Laporta dhe bordi i tij besojnë se ky nuk është një shpenzim pasi është një investim në të ardhmen e klubit, diçka që ata besojnë se ishte shumë e vonuar pasi klubet e tjera i kanë lënë pas me stadiume më moderne.

Real Madrid, Espanyol, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao janë klubet spanjolle me stadiume më moderne se Barcelona, dhe CEO i Blaugranave, Ferran Reverter ka shpjeguar se ato janë ndër 67 stadiumet në Evropë që janë më moderne se “Camp Nou”.

Të drejtat e emrit

Klubi shpreson se shitja e të drejtave të emrit të stadiumit do të ndihmojë gjithashtu në pagesën e projektit më shpejt.

Reverter beson se në përgjithësi “Espai Barca” do të sigurojë të paktën 200 milionë euro të ardhura shtesë klubit çdo vit, ndoshta edhe dyfishin e asaj në varësi të të drejtave të emrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori