Në stadiumin e QSR „Burimet e Biljanës“ sonte do të mbahet spektakli i shumëpritur – koncerti i atraksionit botëror, grupit muzikor „The Prodigy“, me se dhe do të përmbyllet edicioni i parë i festivalit „Ohrid calling“, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fill para koncertit të cilin do ta mbajnë në Ohër, “Prodigy” publikuan porosi me ngushëllime për familjet e viktimave nga vërshimet në Maqedoni dhe paralajmëruan donacione./Telegrafi/