LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi vendas ulë çmimet e produkteve në Shqipëri

Prodhimi vendas ulë çmimet e produkteve në Shqipëri

Sezoni i prodhimit bujqësor, që përkon në këtë periudhë dhe me pikun e tij, ka sjellë në tregjet bujqësore të Shqipërisë përgjysmim të çmimit të shitjes për këto produkte.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë në fund të kësaj jave në tregjet shqiptare shënuan rënie kundrejt javës së shkuar. Rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit, transmeton Shekulli.

Sipas statistikave, çmimet e rreth 45 për qind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si speca, domate, kastraveca etj., kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 50-40 lekë/kg, 40-30 lekë/kg, 50 lekë/kg.

Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me një rritje prej 3,2 leke/kg.

Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit, si vaj, makarona, etj, gjatë kësaj jave është ruajtur i njëjti nivel çmimi sa një javë më parë. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Beratit, Lushnjës dhe Fierit. /Telegrafi/