Site icon Telegrafi

Prodhimet ushqimore dhe të verrës të Maqedonisë prezantohen në Moskë

Maqedonia do të prezantohet me prodhimet e veta të verrës dhe ushqimit në panairin më të madh për përdorim të gjërë në Rusi dhe Evropën Juglindore, Prodexpo 2017, që do të mbahet nga 6 e deri më 10 shkurt në Moskë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrja e kompanive të Maqedonisë është mundësuar nga Oda Ekonomike Maqedono-Ruse dhe me mbështetje financiare të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.

Përndryshe, në këtë panair do të prezantohen mbi 2000 kompani nga 57 vende të ndryshme, me 27 stenda kombëtare, ndër të cilat edhe ajo e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version