LAJMI I FUNDIT:

Pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Automjete të shumta , me targa të shteteve perëndimore të shtetasve kosovarë, edhe gjatë ditës së sotme kanë pritur gjatë në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitarë Dheu i Bardhë-Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë pritjet e gjata të veturave dhe autobusëve, të cilët presin për të hyrë në Serbi për të udhëtuar drejt shteteve perëndimore.

Kolonat në këtë pikë kufitare arrijnë deri në dy kilometra. Ndërkaq autoritetet e kosovare po i fajësojnë autoritetet serbe për pritjet e gjata ngase, sipas tyre, pala serbe po ngadalëson punën duke i pajisur ngasësit e makinave me vërtetime hyrëse për vetura për të kaluar në territorin e Serbisë.


Policia e Kosovës ka konfirmuar se në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, janë krijuar kolona me pritje të gjata. Sipas tyre këto pritje po zgjasin nga dy deri tri orë.

“Dpartameniti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policor të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, informojnë se janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi. Pritjet në këtë kohë në dalje të pikë kalimit kufitar Merdare po zgjasin nga dy deri tri orë, ndërsa në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin nga tri deri katër orë dhe kolonat janë të gjata dy deri tri kilometra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Merret vesh se në këtë pikë kufitare nuk janë lehtësuar procedurat për të kaluar kufirin edhe për kundër asaj që në këtë pikë kufitare ka filluar të zbatohet Marrëveshja për Menaxhimin e Integriuar të Kufirit (IBM) 31 dhjetor të vitit 2012. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori