LAJMI I FUNDIT:

Pritet njohje e shpejtë nga Indonezia

Pritet njohje e shpejtë nga Indonezia

Agjencitë e lajmeve nga Indonezia lajmërojnë për një takim të kryetarit të organizatës së dytë më të madhe të myslimanëve të Indonezisë Mahummadiyah Din Syamsuddin me zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi.

Në takimin e mbajtur në Helsinki me ndihmën e Ministrisë së Jashtme Finlandeze, është biseduar për progresin e arritur në Kosovë dhe mundësinë e njohjes së shpejtë nga Indonezia. Kryetari Syamsuddin deklaroi se “njohja e Kosovës është në linjë me Kushtetutën e Indonezisë që përkrah vetëvendosjen e popujve dhe paqen në botë”

Kryetari i Mahummadiyah ka takuar Selimin në një konference ku ishin të ftuar të dytë dedikuar “Fuqizimit të liderëve fetarë në ndërmjetësim dhe zgjidhjes së konflikteve”. Sipas agjencisë indoneziane Detik, gjatë takimit, zëvendësministri Selimi ka shprehur shpresën që Indonezia do ta njohë Kosovën në një të ardhme të afërt.


Kosova është shtet i vogël në Ballkan me popullatë prej gati 2 milionë, shumica 95 për qind e të cilëve janë myslimanë. Pavarësia e Kosovës e shpallur para 5 vjetësh është njohur nga 98 shtete, përfshirë Amerikën, shtetet evropiane dhe 34 shtete myslimane (e fundit Pakistani).

Sipas Selimit, Indonezia është shumë e rëndësishme si shtet me shumicë myslimane dhe pozitë strategjike të rëndësishme në Konferencën Islamike dhe Azi. Kryetari Syamsuddin deklaroi se “njohja e Kosovës është në linjë me Kushtetutën e Indonezisë që përkrah vetëvendosjen e popujve dhe paqen në botë”.

Syamsuddin, i cili ka takuar Selimin edhe më herët, e ftoi zëvendësministrin në Jakarta për të rrëfyer suksesin e Kosovës partive politike indoneziane. /Telegrafi/