LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasit do të mund ta porosisin ‘harçin’ e shtëpisë përmes internetit – porosia deri te dera!

Prishtinasit do të mund ta porosisin ‘harçin’ e shtëpisë përmes internetit – porosia deri te dera!

Problemi i parkingut, rendi i gjatë i pritjes tek arka, komunikacioni… të gjithë e dimë sa i mundimshëm është procesi i blerjes se gjërave ushqimore.

Por, më në fund ky proces po lehtësohet duke ju kursyer juve kohë, mundim, e madje duke ofruar edhe zbritje.

Mish, qumësht, jogurt, kafe e çdo gjë tjetër tani mund t’i blini nga rehatia e shtëpisë – përmes telefonit, laptopit apo tabletit – dhe e tërë porosia do t’ju vjen tek dera e shtëpisë!

Këtë pagesë do të mund ta realizoni përmes kartelës bankare apo edhe me para të gatshme.

BEGMART është marketi juaj online që do të hapet së shpejti dhe që e ka digjitalizuar tërësisht procesin e blerjes së produkteve ushqimore.

Në mënyrë që cilësia e produkteve të ruhet në maksimum, marketi ka investuar në pjesën e logjistikës dhe depove me teknologjinë më të fundit .

Ndonëse ky market fillimisht do të funksionojë vetëm për blerjet në territorin e Prishtinës, pas një kohe pritet që të zhvillohet edhe në pjesët tjera të Kosovës.

Disa prej avantazheve që i sjell blerja e produkteve ushqimore përmes internetit:

– Do të kurseni kohë duke mos pritur tek arka
– Porosia do t’ju vjen deri tek dera e shtëpisë (pavarësisht a keni në katin e parë apo të pestë)
– Do të kurseni naftë/benzinë duke mos pasur nevojë të shkoni deri tek dyqani
– Nuk do të keni nevojë të ballafaqoheni me komunikacion
– Freskia dhe cilësia e produkteve do të ruhet sepse transporti kryhet me automjete frigoriferike, etj.

Ky market online pritet të lansohet së shpejti, ndërkaq transporti do të jetë falas dhe do të kryhet ndërmjet orës 8:00 dhe 11:00 të mëngjesit apo 16:00 dhe 19:00 të mbrëmjes.

Artikull i sponzorizuar