“Kjo marrëveshje konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit shumëvjeçar që Meridian Corporation e ka me klubin bardh e kaltër. Të dyja palët shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, i cili u ka sjell fryte të dyanshme”.
“Menaxheri i Sigal Prishtinës, Florian Miftari falënderoi Meridian Corporation për përkrahjen e madhe shumë vjeçare që i jep KB Sigal Prishtinës vazhdimisht. Ai u premtoi se ky klub nuk do të kursej asgjë që edhe në të ardhmen t’i bëjë krenarë të gjithë ata që e përkrahin klubin”, është thënë në njoftimin e klubit prishtinas.
Sipas këtij njoftimi, edhe zyrtarët e kompanisë Meridian Corporation u shprehen të kënaqur me marrëveshjen, madje, sipas tyre, është privilegj të përkrahet një klub i madh siç është Sigal Prishtina.