LAJMI I FUNDIT:

Prishtina konfirmon lajmin e Telegrafit, shtatë anëtarë të klubit rezultojnë pozitivë me coronavirus

Prishtina konfirmon lajmin e Telegrafit, shtatë anëtarë të klubit rezultojnë pozitivë me coronavirus
Foto: FC Prishtina/Facebook

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar rezultatet e testimit të futbollistëve dhe anëtarëve të stafit për coronavirus.

Gjatë ditës, Telegrafi raportoi se shtatë pjesëtarë të klubit kryeqytetas kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ku nga ta tre futbollistë dhe katër anëtarë të klubit.


Nuk ka vonuar shumë dhe vet klubi kryeqytetas ka konfirmuar lajmin e Telegrafit, duke zbuluar rezultatet e të gjithë të testuarve për Covid-19.

Prishtina në ankth para ndeshjeve të Ligës së Evropës, shtatë pjesëtarë të klubit rezultojnë pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Prishtina në ankth para ndeshjeve të Ligës së Evropës, shtatë pjesëtarë të klubit rezultojnë pozitiv me coronavirus

Konfirmimi erdhi me anë të një postimit të Prishtinës në faqen zyrtare të klubit.

Prishtina duke festuar triumfin në Kupën e Kosovës (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Postimi i plotë i Prishtinës

Prishtina merr rezultatin e testeve për COVID-19

FC Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori