Site icon Telegrafi

Prishtina e Re për befasi, Drita për fitoren e radhës – formacionet zyrtare

Prishtina e Re dhe Drita do të përballen në çerekfinale të Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Do të jetë një përballje interesante mes dy liderëve në dy nivelet e para të garave në futbollin kosovar.

Prishtina e Re është lider në Grupin B të Ligës së Parë, derisa Drita lider në Superligë.

Vendasit kërkojnë të shkaktojnë befasi ndaj Dritës që është favorit i madh për të kaluar në gjysmëfinale.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Bislimi; Selmani, Jashari, Hana, Vitija; Ademi, Behrami, Rojas; Bahtiri, Berisha, Dobratiqi;

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Sheji, Broja, Dabiqaj, Zulfiji, Tusha, Selmani, Manaj.

/Telegrafi/

Exit mobile version