LAJMI I FUNDIT:

Prioriteti i ri i ushtrisë ruse, Putin: Të parandalohen granatimet në rajonet kufitare

Prioriteti i ri i ushtrisë ruse, Putin: Të parandalohen granatimet në rajonet kufitare

Presidenti rus ka reaguar ndaj sulmeve brenda territorit të vendit që duket se kanë ardhur nga Ukraina.

Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse që të bënin çdo gjë për të parandaluar sulmet e mundshme ukrainase brenda territorit të Rusisë.


“Sigurisht, detyra prioritare është eliminimi i mundësisë së granatimeve të rajoneve kufitare. Por kjo është punë e departamentit ushtarak”, tha ai, raporton skynews.

Putin pohoi se rajonet ruse të Belgorod, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, ishin zonat ku ndërtesat ishin dëmtuar ose shkatërruar tërësisht.

“Shumë njerëz u gjendën në situata të vështira, humbën shtëpitë e tyre, u detyruan të shpërngulen te të afërmit ose në vendbanime të përkohshme. Ata u përballën me ndërprerje të furnizimit me ujë, ngrohje dhe energji elektrike”, deklaroi ai.

Ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ajo i ka përshkruar ato si “karma” për pushtimin e Rusisë.

Sulmet në Rusinë jugore kanë përfshirë kryesisht objektiva ushtarake si nënstacionet e energjisë elektrike dhe depot e armëve dhe karburantit. /Telegrafi/