LAJMI I FUNDIT:

Prindërit humbën punën si pasojë e COVID-19 dhe nuk mund t’i paguanin internetin, 10-vjeçari ulet para shkollës për të shfrytëzuar Wi-Fi për të ndjekur mësimet online

Prindërit humbën punën si pasojë e COVID-19 dhe nuk mund t’i paguanin internetin, 10-vjeçari ulet para shkollës për të shfrytëzuar Wi-Fi për të ndjekur mësimet online

Një nxënës i klasës së katërt nga New Mexico është fotografuar duke qëndruar i shtrirë para dyerve të një shkolle fillore, nga ku përdorte lidhjen e internetit me qëllim që të mund të ndjekë mësimin online.

Jonathan Endecott, 10-vjeç nga Roswell, detyrohej të ulej para ndërtesës së shkollës fillore që ishte mbyllur për shkak të coronavirusit, sepse nuk kishte qasje në internet në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Angel Endecott thotë se djali i saj kishte mbetur pa internet kur u mbyllën shkollat si rezultat i pandemisë së coronavirusit. Mirëpo historia e tyre nuk përfundoi këtu, ata nuk kishin para të paguajnë internetin në shtëpi, pasi të dy prindërit e tij humbën punën.

Por Jonathan nuk u dorëzua për asnjë moment, eci çdo ditë për në shkollë me qëllim që lidhjen WI-FI të shkollës ta shfrytëzojë për t’i ndjekur mësimet online në laptop.

“Sapo dëgjoi që nuk mundemi të paguajmë internetin, ai tha se duhet të kthehet në oborrin e shkollës. Ai madje u thoshte se është në shkollë edhe pse asnjë nxënës nuk ishte përreth tij”, ka e ëma e tij për CNN.

Drejtori, sekretari i shkollës dhe disa arsimtarë shpesh e vizitojnë për të parë nëse i nevojitet diçka. E ky veprim i tij i ka bërë aq shumë përshtypje një arsimtareje, e cila shpërndau fotografitë e tij në internet.

Kjo bëri që shumë njerëz të vullnetit të mirë të lajmërohen që t’i ofrojnë ndihmë në mënyra të ndryshme. Madje një është shprehur i gatshëm t’i paguaj internetin në shtëpi, me qëllim që të mund të ndjekë mësimin nga dhoma e gjumit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori