LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry: Kam vrarë në Afganistan

Princi Harry: Kam vrarë në Afganistan

Princi britanik Harry ka zbuluar se ai kishte vrarë pjesëtarë të Talibanëve gjatë një aktiviteti me ushtrinë britanike në Afganistan.

Anëtari 28-vjeçar i familjes mbretërore, i cili sapo ka përfunduar një turne katër-mujor të shërbimit për vendin si pilot i helikopterëve Apache, arsyetohet se është dashur “të marrë një jetë për të shpëtuar një jetë”. Ai shton se detyra e tij më shumë është si “mbrojtës” i ushtarëve tokësor.

“A kam vrarë para se të largohen nga Afganistani? Po, shumë njerëz kanë bërë. Skuadra ishte atje. Çdokush shkrepte një sasi të caktuar”.


“Nëse ka njerëz që tentojnë t’u bëjnë keq djelmoshave tanë, atëherë ne i nxjerrim jashtë loje. Ne shkrepim kur duhet, marrim një jetë për të shpëtuar një jetë, por në esencë ne më shumë jemi mbrojtës se gjithçka tjetër”, ka thënë Harry. /Telegrafi/