E dashura e Princ Harryt, Meghan Markle, nuk do ta kalojë festën e Krishtlindjes me familjen mbretërore.
Ajo është fotografuar dje në aeroportin Heathrow pak para se të nisej për fluturim drejt Kalifornisë.
Aktorja amerikane 35 vjeçare është parë në prani të princit, i cili kishte shkuar personalisht për ta përcjellë atë në aeroport.
Çifti kaloi një javë romantike në Londër, ku edhe u fotografuan për herë të parë bashkë javën që shkoi, teksa dilnin pas një shfaqjeje teatrale.