LAJMI I FUNDIT:

Prime Travel – një ëndërr e realizuar për turizëm të brendshëm dhe të jashtëm

Prime Travel – një ëndërr e realizuar për turizëm të brendshëm dhe të jashtëm

Udhëtimet dhe pjesa e pushimeve janë periudha më e këndshme e vitit.

Shpesh ndodh të flisini e të planifikoni mes vete me shoqërinë, partnerin/partneren por edhe me familjen për organizimin e një udhëtimi të paharrueshëm por ende nuk e keni gjetur tour operator-in e duhur që t’ua lehtësojë procesin.

E udhëtimet e paharruara tashmë do të keni mundësi t’i kaloni me Prime Travel, Prime në çdo aspekt. Duke filluar nga bashkëpunimet me hotelet më luksoze në vendet më të vizituara në botë deri tek, aranzhimi i biletave dhe gjithçka tjetër, gjithçka e planifikuar me Prime Travel do të jetë eksperienca më e mirë që do të përjetoni.

Kjo vihet re edhe nga eventi i hapjes ku të ftuar pos shoqërisë e kolegëve, kishte partner të hoteleve nga vendeve të ndryshme.

Hapja ishte thjesht mahnitëse, nën tingujt e muzikës, prerejs së shiritit si dhe koktellit të organizuar nga stafi me shumë finesë dhe shije.

Historia e Prime Travel, kishte nisur si ëndërr e një adoleshenti për tu kthyer më pas një një tour operator me partnerë të fuqishëm, që synim ka jo vetëm të dërgojë turistë nga Kosova në vendet më të bukura malore por edhe ekzotike dhe luksoze, por gjithashtu të sjellë edhe turistë të huaj në Kosovë.

Udhëtimet mund të jenë vetëm lëvizje gjeografike nga një vend në tjetrin, por me Prime Travel ato do të shndërrohen në kujtimet më të bukura të jetës tuaj.

Artikull i sponzorizuar