LAJMI I FUNDIT:

PriFilmFest sjell 40 projekte filmike

PriFilmFest sjell 40 projekte filmike

Festivali i filmit ”PriFilmFest”, do të vijë para publikut kosovar nga data 22 deri më 29 shtator dhe do të sjellë 40 filma.

Organizatoret e këtij festivali, Vjosa Berisha dhe Fatos Berisha, kanë shpalosur edhe programin e këtij festivali.

Konkurrent do të jenë gjithsej 11 filma artistikë si dhe 11 të tjerë të metrazhit të shkurtër.
Për këtë edicion retrospektiva do t’i takojë kinemasë italiane, nga e cila do të shfaqen pesë filma. Gjithashtu si nderë për të ndjerin Bekim Fehmiu, do të shfaqen 5 filma.


Risi e këtij edicioni do të jetë një forum, në të cilin do të diskutohet bashkëpunim ndërmjet kineastëve.

Festivali do të hapet me filmin shqiptar “Gomarët e Kufirit”. Ndërsa e ftuara speciale në hapjen solemne pritet të jetë producentja australiane Eva Orner.

Festivali do t’i shfaq gjithsej 40 filma nga vende të ndryshme të botës, si Franca, Turqia, Holanda, Gjermania Shqipëria Kroacia etj. /Telegrafi/