LAJMI I FUNDIT:

Preu damarët afër një kishe, shqiptarja shtrohet në spital

Preu damarët afër një kishe, shqiptarja shtrohet në spital

E reja nga qyteti i Korçës, ka zgjedhur pikërisht vendin ku njerëzit shkojnë me shpresë për mrekulli, që të tentojë t’i japë fund jetës.

Policia e Kurbinit bën me dije se një vajzë ka prerë damarët e dorës në rrugën e kishës në Laç, e ndodhet në spitalin e qytetit.


Sipas burimeve, ajo ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. /Panorama/