LAJMI I FUNDIT:

Pretendenti për shef të Privatizimit zgjedhet në PDK

Pretendenti për shef të Privatizimit zgjedhet në PDK

Blerim Rexha u zgjodh të shtunën anëtar i Këshillit Drejtues të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, në kohën kur është nominuar të udhëheqë një institucion të pavarur - Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Anëtari i PDK-së i nominuar para një muaj e gjysmë nga Kryeministri Hashim Thaçi për të udhëhequr një institucion të pavarur, po e synon në të njëjtën kohë ngritjen brenda partisë në pushtet. Blerim Rexha mori votat e nevojshme për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të degës së PDK-së në Prishtinë, në zgjedhjet saj që u mbajtën të shtunën më 22 dhjetor.

Në të kaluarën, ai ishte zëvendësministër për Energji dhe Miniera në qeverinë “Thaçi 1” dhe ish-shef për teknologji në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, një trupë e formuar nga PDK-ja në kohën kur ishte në opozitë.


Zgjedhjen e tij në këtë strukturë partiake e ka konfirmuar Shemsi Veseli, shef i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës si dhe anëtari më i votuar në zgjedhjet e së shtunës.

“Blerim Rexha ka qenë kandidat nga dega e Arbërisë”, i tha Veseli “Gazetës Jeta në Kosovë”. “Unë e di që ai ka qenë i propozuari i Kryeministrit për kryetar të Bordit të AKP-së, por se a është kjo e ligjshme apo jo, kjo është tjetër gjë”.

Rexha ishte nominuar nga kryeministri Thaçi për pozitën e kryetarit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Më 29 tetor, Thaçi e nominoi atë vetëm dy muaj pasi që kishte deklaruar në një seancë parlamentare se si shef i qeverisë kishte arritur ta depolitizonte AKP-në.

Kryeministri deklaroi se para 2008-ës, vit ky kur Thaçi formoi kabinetin e tij qeverisës, privatizimi ishte i ndikuar politikisht. Privatizimi kishte nisur në vitin 2001, por prej vitit 2004 në Bordin e Drejtorëve të kësaj agjencie ka pasur anëtarë edhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori