LAJMI I FUNDIT:

Presionet ndaj Kushtetueses, kërkohet që gjykata t’i bëjë publike emrat e personave

Presionet ndaj Kushtetueses, kërkohet që gjykata t’i bëjë publike emrat e personave

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka reaguar ndaj diskursit publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike.

Gjykata përmes një reagimi publik tha se Thaçi dhe Kurti, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Kushtetuesja dënoj ashpër këtë ndërhyrje të dy liderëve institucional.

Lidhur me këtë reagim të Gjykatës Kushtetuese, Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Telegrafin se kjo është dëshmi që mbi këtë gjykatë po ushtrohen presione për të nxjerrë një vendim të caktuar.

Hoxha madje ka kërkuar që gjykata të bëjë publike personat specifik të cilët kanë ushtruar një ndikim të tillë.

“Komunikata e Gjykatës Kushtetuese është dëshmi që mbi të po ushtrohen presione për të nxjerrë një vendim të caktuar. Një gjë e tillë megjithatë duhet bërë publike nga ana e gjykatës sa i përket personave specifik që kanë ushtruar një ndikim të tillë, dhe duhet proceduar tek organet e ndjekjes personat që pretendohet të kenë bërë një ndërhyrje të tillë. Publiku dhe institucionet e rendit kanë të drejtën të dinë se kush janë individët që kanë ushtruar një ndikim të tillë jashtë syve të publikut”, ka thënë Hoxha.

Gjykata Kushtetuese e shqetësuar me diskursin kërcënues nga Presidenti dhe Kryeministri
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese e shqetësuar me diskursin kërcënues nga Presidenti dhe Kryeministri

Ajo ka shtuar se shpreson që pavarësisht këtij presioni, Gjykata Kushtetuese nuk do të bie pre e këtyre ndikimeve dhe do të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme në këtë rast.

“Meqenëse një rast si ky që ka të bëjë me mandatarin e qeverisë, është pikë kritike sa i përket mënyrës së funksionimit të demokracisë dhe respektimit për vlerat kushtetuese që mundësojnë bartjen e vullnetit qytetar në institucione publike. Çfarëdo ikje nga kjo e fundit do të sjellë një debat publik që do të rëndonte dhe më shumë gjendjen e rëndë politike e besimin qytetar në sundimin e ligjit”, u shpreh Hoxha.

Në anën tjetër, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus ka thënë për Telegrafin se kjo është hera e dytë që Gjykata Kushtetuese brenda një periudhe të shkurtër kohore po reagon ndaj presioneve nga zyrtarë të institucioneve më të larta shtetërore, siç janë Kryeministri dhe Presidenti i vendit.

“Në rrethana të tilla Gjykata Kushtetuese është e obliguar që të reagojë dhe të ekspozojë publikisht personat që janë duke bërë presion ndaj këtij institucioni. Përderisa është i logjikshëm reagimi nga Gjykata është krejtësisht i papranueshëm presioni që tentohet të bëhet ndaj këtij institucioni. Në të kaluarën, pavarësisht mospajtimeve që kanë mundur të kenë akterët ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë i kanë respektuar ato dhe nuk ka pasur presion të tillë para marrjes së vendimeve, në veçanti jo nga institucionet më të larta shtetërore”, tha Ismaili.

Ai shtoi se në situatën e tanishme, jemi dëshmitarë që ka presion ndaj Gjykatës si institucion, por edhe gjykatësve si individ (rasti përmendjes së emrit të Kryetares së Gjykatës dhe Gjykatësit Raportues nga ana e Kryeministrit), po ashtu jo të gjithë akterët janë deklaruar se do të pranojnë cilindo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në fillim të këtij muaji ka pezulluar përkohësisht deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Thaçi dekretoi Avdullah Hotin për kryeministër më 30 prill 2020. Menjëherë pas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori