LAJMI I FUNDIT:

Presidentit të ish-shtetit Serbi-Mali i Zi, i duhen 380 vjet për ta shlyer borxhin mbi një milion euro

Presidentit të ish-shtetit Serbi-Mali i Zi, i duhen 380 vjet për ta shlyer borxhin mbi një milion euro

Ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, duhet të paguajë borxhin në bazë të gjobës gjyqësore prej rreth një milion euro në 380 vjet, sepse shlyerja është planifikuar për 4600 këste.

Këtë e tregojnë të dhënat e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO), shkruan Vijesti. I dënuar ligjërisht, kreu i grupit kriminal të Budvës është dënuar me gjobë prej 1.096.481 euro nga pensioni prej 500.73 euro.


Duke pasur parasysh se sipas Ligjit për përmbarim dhe siguri, përmbarimi mbi të ardhurat dhe pensionet mund të përcaktohet dhe kryhet deri në gjysmën e këtyre të ardhurave, ish-presidentit të ish-shtetit të përbashkët Serbi-Mali i Zi i zbriten 240.31 euro nga pensioni.

Sipas të dhënave të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, e drejta për pension të parakohshëm të pleqërisë Maroviqit i është dhënë në fund të marsit të vitit 2017. Siç thuhet, kohëzgjatja e pensionit të realizuar për Maroviqin është 29 vjet, 11 muaj dhe tre ditë.

“Koeficienti personal më i favorshëm është përcaktuar në përputhje me Ligjin për PIO dhe për periudhën nga viti 1971 deri në vitin 2016 është 2,67,957”, thuhet në vendim.

Pothuajse plot katër vite kanë kaluar që kur budvanini i arratisur dhe i dënuar ligjërisht i është dashur të paguajë më shumë se një milion euro në thesarin e Komunës së Budvës në bazë të gjobës gjyqësore.

Megjithatë, deri më sot, pushteti lokal ka arritur të mbledhë 225 mijë euro. Konkretisht, 10 tetori i vitit 2017 ishte afati kur Maroviq u obligua të kompensojë dëmin prej rreth një milion eurosh me rastin e shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën e Lartë të Podgoricës dhe pas marrëveshjes për pranimin e fajit në Prokurorinë Speciale të Shtetit në krye me Milivoje Katniq.

Shitja e pronave, parcelave në Jaz dhe Krimovica, në pronësi të Maroviqit më të vjetër, u shty sërish në fund të javës së kaluar dhe përmbaruesi publik caktoi seancën e dytë për 18 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori