Site icon Telegrafi

Presidenti Meta në Medvegjë, shqiptarët dalin në rrugë për ta pritur

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet për një vizitë jo zyrtare në Medvegjë, ku është pritur në mënyrën më të ngrohtë nga shqiptarët.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe e kanë pritur Presidentin Meta.

Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Presidenti u prit dhe nga Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç.

Duke folur aty Presidenti Meta u shpreh se ‘sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë’.

Mësohet se ka një interesim të madh të mediave serbe për vizitën e Presidentit Meta në Medvegjë.

Exit mobile version