Presidenti i ardhshëm çek: Gjumash! (Video)

Schwarzenberg është i njohur për fjetjet e tij në takimet publike. Ai aq shumë ka fjetur në të tilla raste, sa që kompania e pijes energjike “Kamikaze” ka tentuar (por nuk ia doli) ta përdorë fotografinë e tij - se si fle në një debat politik - në një nga reklamat e saj me sloganin: “Rri më gjatë në këmbë”.
Është e njohur fotografia e realizuar teksa Schwarzenberg flinte në Forumin e Sigurisë në Beograd, në dhjetorin e kaluar. Ndërsa, tash në internet po përhapet videoja e shtatëdhjetëvjeçarit i cili “dremiti” më 5 qershor, gjatë fjalimit të David Rathit, ish ministër dhe përfaqësues çek në Dhomën e Ultë të Parlamentit.
Rath akuzohet se ka pranuar mito në vlerë prej 338 mijë eurove.
Në xhirimi shihet se si Schwarzenberg ngadalë ulë kokën në tavolinë, për tu zgjuar pastaj, e për të “humbur” dhe “zbuluar” veten të përgjumur në kuadrin e kamerës. Gjatë gjithë kohës Rath flet, duke mos e vërejtur komedinë që po ndodhë pranë tij.
Schwarzenberg është zgjedhur të jetë kandidat për president vendi në zgjedhjet e vitit 2013. Për fatin e tij, nëse fiton, ky post nuk nënkupton praninë e shpeshtë në Parlament, në darka monotone, fjalime të gjata dhe ndarje çmimesh në cilat ai zakonisht ia ka futur gjumë. /Telegrafi/
















































