Presidenti Rocco Commisso ka zbuluar se ka pasur 12 raste të coronavirusit në Fiorentina dhe se si situata e pengoi atë të kthehej në Firence.
I pari i klubit ishte me ekipin në fitoren 5-1 ndaj Sampdorias, por pasi u larguan nga vendi ditën tjetër, ai nuk ka arritur të kthehet për shkak të rritjes së urgjencës që nga ndeshja në Marassi.
Commisso në një transmetim ka zbuluar të rejat e fundit për të dhe ekipin e tij, ndërsa ka promovuar edhe fushatën e tyre për të ndihmuar spitalet në Itali.
“Një muaj më parë, ne ishim në Genoa. Unë isha me Fiorentinën time dhe do të luanim kundër Sampdorias”, ka thënë fillimisht Commisso.
“Ne fituam dhe unë u ktheva në New York. Unë duhej të kthehesha në Itali, por nuk ishte e mundur sepse vendi u bë epiqendra e këtij virusi”.
“Ne shkuam në Udine pa luajtur dhe më pas u desh të ktheheshim një javë më vonë. Kjo është kur ekipi ynë filloi të ndikohet. Nuk ishte aq serioze kur u largova nga Italia”.
“Fiorentina kishte 12 raste të personave me coronavirus. Gjashtë prej tyre janë ose kanë qenë në spital”.
“Kemi filluar një fushatë të rëndësishme solidariteti për të mbledhur fonde për spitalet, për të ndihmuar në blerjen e pajisjeve, maska dhe shumë gjëra tjera”, përfundoi i pari i klubit italian. /Telegrafi/