Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka hedhur poshtë sugjerimet se sulmuesi Antoine Griezmann do të largohet nga klubi këtë verë.
Sulmuesi francez është lidhur fort me një lëvizje në Barcelonë dhe ishte afër transferimit në Manchester United vitin e kaluar, përpara se të nënshkruante një marrëveshje të re me Los Rojiblancos.
Për Griezmannin u flit se ka edhe një marrëveshje transferimi me Barcelonën, por presidenti i klubit ka mohuar një gjë të tillë.
“Griezmann ka një kontratë dhe nuk mund të nënshkruajë me një ekip tjetër, këto janë fakte”, ka thënë fillimisht Cerezo për Marca.
“Ai nuk më ka thënë fare se do të largohet, kështu që do të habitesha shumë që kjo të ishte dëshira e tij”.
“Ajo që është e sigurt dhe ajo që unë mund t’ju them është se ai është nën kontratë dhe kjo do të thotë që asnjë shenjë tjetër nuk mund ta nënshkruajë pa lejen tonë dhe kjo është një kontratë e gjatë”.
“Nuk duhet të jemi të shqetësuar për këtë, besoj se ai është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për Atleticon përtej këtij sezoni”, përfundoi presidenti i klubit.
Ndryshe, Griezmann është njëri nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht dhe pas tij nuk është vetëm Barcelona, por edhe klube tjera të mëdha. /Telegrafi/