Rreth një milion euro ishte thënë se janë ndarë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për nisjen e stadiumit kombëtar. Sipas krerëve të MKRS-së, mjetet ishin paraparë për studimin e fizibilitetit, hartimin e projektit dhe për nisjen e punëve. Gjithë këto ishin paraparë për vitin 2015.
Por, kur kanë mbetur vetëm edhe tre muaj për të përfunduar ky vit, asnjëri projekt nuk është gati as të nisë. Madje për pishinën nuk është definuar as prona ku do të ngrihet dhe Komuna e Prishtinës nuk e di se ku do ta ndërtojë pishinën e premtuar.
Për stadiumin është caktuar lokacioni. Ai është në Bërnicë të Epërme, por ka një telashe me pronësinë e tokës. MKRS-ja pret që sa më shpejt Qeveria e Kosovës ta shpallë zonë me interes shtetëror parcelën prej 14 hektarësh në Bërnicë, ku është caktuar të ngrihet ky gjigant i përfaqësueses së Kosovës në futboll e vetëm më pas të nisin punët e tjera.