LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Përshkoi kilometra në këmbë, në orvatje për të siguruar një veshkë për gruan e tij (Foto)

Prekëse: Përshkoi kilometra në këmbë, në orvatje për të siguruar një veshkë për gruan e tij (Foto)

Një burrë i moshuar që përshkoi kilometra të tërë në këmbë në orvatje për të gjetur një dhurues veshke për gruan e tij më në fund është shpërblyer.

Wayne Winters, 74 vjeç, kishte veshur në trupin e tij një pankartë nga të dy anët dhe për javë të tëra shëtiste rreth qytetit të tij në Farr West, Utah, me shpresën se do gjente dikë për t’i dhuruar organin e veshkës gruas së tij, Deanna, e cila ka pesë dëmtime të parikuperueshme në veshkat e saj.

Në pankartën që mbante mbi shpinë 74-vjeçari kishte shkruar: Kam nevojë për një veshkë gruaja A-4”.

Dhe këtë thirrje e shoqëronte me një numër telefoni që njerëzit ta kontaktonin, ndërsa në anën e pasme shkruante: Në Utah nevojiten 1000 veshka. Pas shumë miljeve, tashëm është gjetur një dhurues për zonjën Winters, pothuajse dy vite pasi u diagnostikua me sëmundjen.

Çifti, i cili ka 26 vite martesë, mori lajmin e shumëpritur së fundmi, përcjell JOQ.

Veshka u dhurua nga dikush që kishte vdekur dhe tani zonja Deanna po merr veten nga operacioni i transplantit në spital.

Ndërsa Wayne Winters u shpreh i ngazëllyer: “Nuk dija çfarë të bëja kur mora vesh që ime shoqe ishte në rrezik për jetën. Ndjeja se duhet të përdorja të gjitha mënyrat. Pasi të kisha një veshkë për gruan time do i ktheja sërish jetën e saj normale”.

Winters mori qindra telefonata pasi historia e tij u bë virale. I pyetur se sa njerëz kishin qenë në kontakt për të ofruar ndihmë, ai tha: Mes 700 dhe 800 në pak ditë. Pavarësisht nga lajmi i mirë, 74-vjeçari nuk planifikon ta heqë dorë nga pankarta e tij për persona tjerë që kanë nevojë për një veshkë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori