Prekëse: Kjo është përgjigja ime për ata që më quajnë "gruaja më e shëmtuar në botë" (Foto/Video)
Lizzie Velasquez ishte 17-vjeçare kur ajo u shfaq nëpër një video në YouTube me titullin si "gruaja më e shëmtuar e botës". Ajo nuk e kuptoi se kishte dalë atyre, derisa e hapi për ta parë.
"Unë u trondita, por kjo nuk ishte asgjë derisa kur fillova të lexoja komentet që kishin shkruar për mua”, kujton Velasquez.
"Pse prindërit e saj e mbajtën atë?!", shkruante dikush në një koment. “Vriteni”, shkruante dikush tjetër. Të tjerë persona i sugjeronin të vriste veten, ndërsa dikush kishte shkruar se do të verbohej nëse do e haste atë në rrugë.
Velasquez është paragjykuar çdo ditë për mënyrën se si ajo duket. Ka lindur me dy kushte të rralla fiziologjike, Marfan dhe Lipodystrophy. Ajo nuk është në gjendje që të fitojë peshë, pa marrë parasysh se sa shumë ushqehet.
Sot është 26-vjeçare dhe peshon vetëm 27 kilogram. Ka probleme me shikimin dhe një numër të madh të problemeve të tjera shëndetësore, që e kanë detyruar t’ju nënshtrohet operacioneve në sy, në vesh, në këmbë, të kryejë testet e gjakut, të kockave e shumë të tjera.
Ajo ka mungesë energjie për shkak të kushteve të saj dhe i duhet shumë kohë që të luftojë infeksione të tilla si bronkiti. Vajza ka gjithashtu një problem të përsëritur me këmbën e saj të djathtë, e cila ka pësuar frakturë për shkak të mungesës së yndyrës mbi shputë, por është e bindur se kjo gjë nuk do ta mundë.
Të mbushur plot me dashuri për vajzën e tyre, prindërit e Velasquezit, Rita dhe Lupe, thonë se ata kurrë nuk menduan "pse ju ndodhi një gjë e tillë", por shkuan menjëherë në shtëpi për të filluar jetën e tyre, pas lindjes së vajzës. Për shkak të këtij qëndrimi të prindërve të saj, vajza mendon pozitivisht, edhe kur keqtrajtohej në shkollë apo kur fillonin ta tallnin në rrugë.
Velasquez vendosi të bënte një ndryshim. Ajo filloi kanalin e saj në YouTube për t’ju lënë njerëzve të kuptonin se kush ishte në të vërtetë “Gruaja më e shëmtuar në botë”.
Sot ka më shumë se 250 mijë ndjekës dhe ka përkrahës të shumtë që shprehen se i ka frymëzuar dhe i ka bërë të kalojnë vështirësitë e tyre në jetë. Ndërsa, atyre që e tallën përgjigjen ua kthen me një dokumentar ku përshkruan vuajtjet e saj dhe talljet që ka përjetuar.
























































