Kompania Gorenje Department Store, këtë vit feston 46 vjetorin e themelimit të saj. Ajo po rritet dhe zgjerohet vazhdimisht, dhe ky është një moment feste dhe krenarie për të gjithë ne. Këtë vit Gorenje ka hapur 4 qendra të reja në qytete të ndryshme të Kosovës dhe janë në plan për t’u hapur edhe 2 qendra të tjera, deri në fund të vitit.

Gorenje Department Store është e njohur për konsumatorin dhe tregun e Kosovës për cilësinë e produkteve të saj dhe shërbimin e shkëlqyeshëm ndaj konsumatorëve të saj.

Nga data 14 qershor 2021, në qendrën Gorenje Department Store në qytetin e Ferizajt, do të fillojë “Muaji i Gorenje Department Store për Ferizajn”.

Gjatë këtij muaji festiv, Gorenje Department Store, do të ofrojë zbritje shumë të mëdha të çmimeve për të gjitha produktet dhe pajisjet, ndërsa në ofertë do të ketë produkte të reja të ardhura nga importi të cilat do të vijnë me çmime të zbritura, si shpërblim për besnikërinë tuaj ndaj Gorenje Department Store.

Ejani të festojmë muajin e Gorenje Department Store për Ferizajn, që t’ua plotësojmë kërkesat dhe nevojat tuaja për shtëpi dhe banesë, si asnjëherë më parë, sepse është muaji më i veçantë për qytetin e veçantë.

Shihemi në Gorenje Department Store.
Ju mirëpresim!