Buxheti i Kosovës për vitin 2013 do të jetë i mbështetur nga të hyrat që grumbullohen nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë alternativë tjetër për mbushjen e buxhetit.
Këto dy institucione më të rëndësishme për mbushjen e buxhetit për vitin 2013, është paraparë të grumbullojnë mbi një miliard euro.
Sipas parashikimeve të ekzekutivit, për vitin 2013 Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë 915 milionë euro, kurse nga Administrata Tatimore e Kosovës duhet të mblidhen 301 milionë euro.
Drejtori i Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se mbledhja e të hyrave nga Dogana dhe ATK-ja nuk është mundësi nga më të mirat për një buxhet të qëndrueshëm.
“Të hyrat e buxhetit të Kosovës në masë të madhe mblidhen nga Doganat. Kjo tregon se edhe në vitin 2013 Doganat do të jenë kontribuuesi më i madh i të hyrave buxhetore", thotë ai. "Mirëpo, kjo tregon se edhe në vitin 2013 dhe në vitet e mëhershme deficiti tregtar është shumë i lartë dhe për atë qëllim kemi një buxhet të lartë shtetëror. Por, dëmet e ekonomisë nga deficiti i lartë tregtar janë shumë më të mëdha se sa po të kishim të hyra më të ulëta buxhetore, për shkak se në importojmë mbi dy miliardë euro mallra dhe po eksportojmë një sasi të vogël”.
Mjaft kritik për mënyrën e mbledhjes së të hyrave për mbushjen e buxhetit të Kosovës, shprehet kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
“Këto institucione, Dogana dhe ATK-ja, po shkelin rregullat e punës dhe ligjet vetëm e vetëm për të arritur synimet dhe objektivat e mbushjes së buxhetit dhe shpesh mburren që kanë tejkaluar planifikimet për buxhetin e Kosovës. Megjithatë, mbeten alternativa të vetme që janë të qëndrueshme, derisa nuk ka politika tjera për të mbushur buxhetin e konsoliduar të Kosovës”, thekson Shahini.
Derisa Kosova synon integrimin evropian, thotë Shahini, ajo duhet të ndryshojë qasjen e mbledhjes së të hyrave. Ekzekutivi, sipas tij, gjatë këtij viti duhet të hartojë një plan strategjik që të lirohen një pjesë e madhe e produkteve nga doganat.
“Më e mira për Kosovën do të ishte të hiqen krejtësisht taksa doganore, qoftë për produkt për përpunim, prodhim apo produkt final nga vendet e BE-së dhe vendet tjera. Dhe, duke mos humbur konturat e të hyrave për buxhetin, duhet që të rritet TVSH-ja, të rritet efikasiteti i mbledhjes së TVSH-së, të rriten të hyrat nga pagat, të luftohet joformalitet”, shprehet Shahini.
Në anën tjetër, marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me disa shtete për uljen e taksave doganore, të cilat pritet të arrihen në fillim të këtij viti, sipas Agron Demit nga GAP-i, do të ndikojnë që Kosova të ketë të hyra më të ulëta krahasuar me vitet e mëhershme.
“Vetëm marrëveshja me Turqinë, që parashihet të arrihet në fillim të këtij viti, do të ketë ndikim prej 17 milionë euro më pak të hyra, për shkak se parashihet një marrëveshje ku taksa doganore nga 10 për qind të ulet në 0 për qind”, bën të ditur Demi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2013 është një miliard e 586 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj