Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk do duhej të shkaktonte bllokadë për krijimin e institucioneve të reja sikur të interpretohej drejtë Kushtetuta, apo sikur Kosova të adaptonte praktikën e ndonjërin prej shteteve të Evropës me rastin e zgjedhjes së kreut të parlamentit.
Jo më larg se në Shqipëri, ky problem nuk ekziston.
Atje, kandidati për kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë. Rregulli e përcakton që një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat.
Propozimi i cili duhet të bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës se të gjithë anëtarëve te Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota”, thuhet në Rregullorën e punës së Kuvendit të Shqipërisë.
Ndryshe nga Shqipëria, bëhet e zgjedhja e kryetarit të Parlamentit në Maqedoni.
Por as në këtë shtet, procedura nuk lë hapësirë për bllokadë, nëse nuk futen në lojë inatet politike.
Në këtë shtet fqinj, parashihet që kandidatin për kryetar të Kuvendit mund ta propozojë Komisioni për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ose së paku 20 deputetë.
Edhe këtu, njëjtë si në Shqipëri, një deputet mund të jetë propozues vetëm i një kandidati.
“Propozimet e kandidatëve për Kryetar të Kuvendit paraqiten me shkrim në seancën e Kuvendit dhe përmbajnë emrin dhe mbiemrin e kandidatit me të dhëna biografike dhe arsyetimin, si dhe emrat dhe mbiemrat e deputetëve të cilet paraqesin propozimin dhe nënshkrimet e tyre. Radhitja e kandidatëve për kryetar të Kuvendit përcaktohet sipas rendit alfabetik të mbiemrave të tyre”, thuhet në Rregullorën e punës së Kuvendit të Maqedonisë.
Problemin që po e ka Kosova në dy mandatet e fundit zgjedhore nuk do ta kishte sikur të merrte elemente nga Rregullorja e Bundestagut gjerman.
Në këtë shtet, zgjedhja e kryetarit bëhet përmes votimit të fshehtë.
Kryetar zgjedhet personi që merr votat e shumicës se deputetëve të Bundestagut.
“Nëse gjatë votimit te parë nuk merret shumica e votave, për votimin e dytë mund të propozohen kandidatë të rinj. Nëse edhe më tej nuk është marr shumica e votave të deputetëve të Bundestagut, mbahet një votim i tretë. Nëse në votimin e tretë është vetëm një kandidat, ai ose ajo zgjidhet nëse merr shumicën nga votat e hedhura. Kur ka disa kandidatë, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e tretë; zgjidhet personi që merr shumicën e votave. Ne rast të barazimit, Kryetari në cilesinë e kryesuesit me short bënë tërheqjen e emrit për të vendosur se cili nga dy kandidatët do të zgjidhet”, thuhet në Rregullorën e punes së Bundestagut Gjerman.
Një procedurë fare të thjeshtë me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit e ndjek edhe Portugalia.
Propozimet për kryetar të Kuvendit, atje parashihen të nënshkruhen nga të paktën një e dhjeta, apo nga më së shumti një e pesta e të gjithë deputetëve.
Ato propozime i dorëzohen kryetarit në detyrë së paku dy orë para momentit kur bëhet zgjedhja.
Kryetar i Kuvendit zgjidhet kandidati që merr një shumicë absolute të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës gjatë ushtrimit të plotë të mandatit të tyre.
Nëse asnjë kandidat nuk merr atë numër të votave, duhet që mënjeherë të mbahet votimi i dytë vetëm për dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave dhe që nuk i kanë tërhequr propozimet e tyre.
Nëse nuk zgjidhet asnjë kandidat, procesi fillon nga e para.
Të gjitha këto praktika janë shpjeguar nga vet Gjykata Kushtetuese e Kosovës kur është bërë vlerësimi i kushtetutshmerisë së Vendimit të votuar nga 83 deputetë për zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar i Kuvendit, me 17 korrik 2014.
Kushtetuesja i ka dhënë të drejtën ekskluzive grupit më të madh që i ka fituar zgjedhjet, që ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke mos lënë hapësirë që këtë gjë ta bëjnë ata që e kanë shumicën në Kuvend.
Koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve të qershorit nuk po arrin t’i sigurojw të paktën 61 deputetë që do ta votonin kandidatin për kryeparlamentar.
Pa u konstituar Kuvendi, nuk mund të votohet as kandidati për kryeministër.
Për rrjedhojë kemi bllokadë institucionale./AktivPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën