LAJMI I FUNDIT:

Posta amerikane nxjerr në treg një pullë për Nënë Terezën

Posta amerikane nxjerr në treg një pullë për Nënë Terezën

Posta Amerikane ka njoftuar se do të nxjerrë një pullë të re poste në 5 shtator në nder të Nënë Terezës.

Në një njoftim të Shërbimit Postar të SHBA-ve, thuhet se do të nderohet nobelistja e paqes së vitit 1979 për punën e saj humanitare. “E njohur për mëshirën e saj për të varfrit dhe ata që vuajnë, Nënë Tereza, një murgeshë e vogël katolike dhe një qytetare ndëri amerikane, i shërbeu të sëmurëve dhe nevojtarëve të botës për gati 50 vjet” – thuhet në këtë njoftim.

Pulla e re me imazhin e bamirëses së madhe shqiptare, një portret i realizuar nga artisti i mirënjohur Thomas Blackshear, do të dalë në qarkullim në 5 shtator. Ish presidenti amerikan Ronald Regan, e nderoi Nënë Terezën me Medaljen presidenciale të lirisë në 1985, në të njëjtin vit, kur ajo nisi punën për të sëmurët me AIDS në SHBA. Ndërsa në 1997-ën, Kongresi Amerikan e nderoi atë me Medaljen e Artë të Kongresit për kontributet e jashtëzakonshme përmes aktiviteteve humanitare dhe të bamirësisë./Ballkanweb/Telegrafi/