LAJMI I FUNDIT:

Polonia do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë

Polonia do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë

Polonia planifikon të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që ka premtuar tashmë, thotë kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.

Ky i fundit është i kënaqur që Polonia ka arritur t’i bind aleatët dhe partnerët perëndimor se ata “duhet të jenë shumë më aktivë në mbështetjen e Ukrainës”, tha i pari i qeverisë polake.


Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike, raporton cnn.

Ai tha se Polonisë i pëlqen të “udhëheqë me shembull” dhe mbrojti vendimin e vendit për të dërguar 250 tanke në Ukrainë, duke shtuar se ata ishin vendi i parë që e bëri këtë.

“Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91”, tha kryeministri, duke iu referuar tankut kryesor të betejës së polakut, PT-91 Twardy.

Polonia javën e kaluar kritikoi ashpër hezitimin fillestar të Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës që të transferojë disa nga tanket e saja Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë. /Telegrafi/