0Shares

Një politikan rus ka krahasuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May me diktatorin nazist Adolf Hitler.

Vitaly Milonov ka lëshuar një seri të akuzave të mëdha kundër Britanisë duke e akuzuar atë edhe për tentim-vrasje ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Ai i ka quajtur “lajme të rrejshme” ato për përfshirjen e Rusisë në sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus.

Milonov ka akuzuar May se qëndron prapa sulmit ndaj tij dhe se ka bindur britanikët që të pranojnë më shumë politika pro-amerikane, kundër interesit të popullit.

“Theresa May dhe kolegët e saj kanë krijuar lajme të rrejshme sepse kanë nevojë për një shpjegim për njerëzit dhe bizneset e Britanisë, për t’i arsyetuar veprimet e Britanisë pro Amerikës dhe kundër Rusisë”, ka thënë ai.

Qeveria e May është duke shqyrtuar një mori të sanksioneve ndaj Rusisë pasi u përdor një agjent nervor i prodhimit rus, për ta helmuar Skripal dhe të bijën e tij që ende janë në gjendje kritike për jetë.

Milonov ka një histori aspak të mirë të shfaqjes së homofobisë dhe anti-semintizmit.

Ai ka qenë ideatori i propagandës së famshme në Rusi kundër homoseksualëve, gjë e cila u bë ligj falë nënshkrimit të Presidentit Vladimir Putin në vitin 2013. /kp/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)