Një përplasje fizike ka “gjetur përballë” politikanin e opozitës, Henry Romero, kundër një anëtari të partisë socialiste në pushtet MAS, Antonio Colque. Ky i fundit u plagos dukshëm pas pëplasjes.

Dhe siç bëjnë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në diskutim ishte politika e viteve të fundit e Bolivisë.

Në vitin 2019, presidenti socialist i Bolivisë, Evo Morales, dha dorëheqjen mes protestave të përhapura të dhunshme kundër qeverisë së tij lidhur me akuzat që ai fitoi me mashtrim një zgjedhje kur garoi për një mandat të katërt të paparë dhe antikushtetues.

Të paktën 33 njerëz u vranë në dhunën që pasoi zgjedhjet në përleshjet në Senkata, jashtë La Paz.

Në tetor, pas një qeverie të përkohshme 11-mujore, ish-ministri i ekonomisë i Morales Luis Arce fitoi zgjedhjet, duke i hapur rrugën Morales të kthehej në shtëpi.

Jeanine Anez, një ligjvënëse konservatore e cila mori drejtimin e qeverisë së përkohshme, u dërgua në burg me akuzat se ajo ndihmoi në nxitjen e një grushti shteti kundër Morales.

Dhe Parlamenti ishte duke rishikuar legjitimitetin e kësaj historie.

“Gjithçka që ne po kërkojmë është që të respektohemi, që ata të pushojnë të na thonë kriminelë, vrasës dhe që ata të ndalojnë së shfrytëzuari dhimbjen e bolivianëve që vdiqën në Senkata”, tha Romero, pas përleshjes. “Dhe me siguri do të jetë në dorën e ligjit për t’i sqaruar të gjitha, si me të gjitha ngjarjet tragjike të mëvonshme”. /Telegrafi/