Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç kishte pritur kryeministri britanik Boris Johnson i cili këto ditë është përballur me tri disfata të rënda politike, e më fundit është kur një zyrtare policore për pak sa nuk e humbi vetëdijen derisa ai po mbante fjalimin para policisë metropolitane.
Pjesëtarët e policisë angleze që po qëndronin në këmbë të rreshtuar prapa foltores nga e cila kryeministri britanik i drejtohet qytetarëve, kur në një moment një police filloi të ndihet keq sa që këtë e vërejti edhe vetë Johnson.
Ai fillimisht u kthye pas për ta pyetur nëse është gjithçka në rregull, e duke parë se ajo nuk mund t’i bënte ballë dhimbjeve pasi që u përkul, kryeministri iu drejtua të pranishmëve: “në rregull, është një shenjë se duhet ta përfundojë fjalimin”.
Ky moment nuk i shpëtoi objektivit të kameramanëve, kurse pamjet për pak minuta u shpërndanë në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/
During Boris Johnson's press conference a police officer almost fainted.
In response, the PM said he would wrap up but continued to speak for over a minute.
Follow the latest politics here: https://t.co/MH1M4VdVOJ pic.twitter.com/XeUAtzGJkR
— Sky News (@SkyNews) September 5, 2019