LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon në një lokal nate 11 femra të huaja që punonin ilegalisht

Policia zbulon në një lokal nate 11 femra të huaja që punonin ilegalisht

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, në bashkëveprim me Drejtorinë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, si dhe në mbështetje të NJSO-së dhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjatë natës së 17 dhe 18 janarit 2018, kanë realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

“Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar shtetase të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj.

Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga R. e Serbisë dhe tetë nga R. e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur:

2 revole,
tri shufra metali,
një boks metali,
dy thika dhe
një sprej

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të gjitha llojet e krimit, për të siguruar një ambient të qetë e të sigurt për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori